Zhvillimi teknologjik është një sfidë me të cilën duhet të përshtatet edhe sistemi bankar.
Në kushte të tilla , guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nënvizoi nevojën që bankat qendrore të hartojnë rregullore për përdorimin e monedhave dixjitale, inteligjencës artificiale dhe për inovacionin në sistemin e pagesave.
Gjatë një forumi me vendet e evropës qendrore dhe lindore, sejko tha se këto rregullore duhet të jenë gati në momentin që tregu financiar përqafon këto risi teknologjike.
“Në këtë mënyrë do të jemi të përgatitur mirë për të përballuar sfidat që vijnë nga inovacioni financiar në të ardhmen”, u shpreh guvernatori Gent Sejko. /vizionplus.tv





