E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Teknologjia sfidë për bankat, Sejko: Rregullore për monedhën digjitale dhe inteligjencën artificiale

Zhvillimi teknologjik është një sfidë me të cilën duhet të përshtatet edhe sistemi bankar.

Në kushte të tilla , guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nënvizoi nevojën që bankat qendrore të hartojnë rregullore për përdorimin e monedhave dixjitale, inteligjencës artificiale dhe për inovacionin në sistemin e pagesave.

Gjatë një forumi me vendet e evropës qendrore dhe lindore, sejko tha se këto rregullore duhet të jenë gati në momentin që tregu financiar përqafon këto risi teknologjike.

“Në këtë mënyrë do të jemi të përgatitur mirë për të përballuar sfidat që vijnë nga inovacioni financiar në të ardhmen”, u shpreh guvernatori Gent Sejko. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë