Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj,...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e...

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë...

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt Francës 20...

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon...

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për korrupsion, pastrim...

Stoltenberg: Siguria në Kosovë është kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor 17:46

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në një fjalim për fundvit të publikuar në rrjetin social X, shefi i aleancës ushtarake tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten.

“Po jetojmë në një botë më të rrezikshme. Është një luftë e plotë në Evropë dhe një luftë e re në Lindjen e Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Vazhdon të ketë terrorizëm brutal dhe ndryshimi klimatik po i nxit konfliktet. Nuk mund të ketë siguri pa mbrojtje të forta. Dhe, nuk ka mbrojtje të forta pa ushtri të afta”, tha Stoltenberg.

Trupa ushtarake britanike, si përforcime të NATO-s në Jarinjë.

Këtë vit, NATO-ja dërgoi qindra forca shtesë në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR – pas trazirave që shkaktoi vendosja e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it gjatë protestave të serbëve lokalë që i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të prillit – si dhe pas incidentit në Banjskë në shtator, ku grupe të armatosura serbësh e sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Misioni ushtarak i aleancës sot numëron mbi 4.600 trupa në Kosovë.

”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Pa ju nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë”, tha ai.

Ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë është cilësuar si më e rënda që nga koha kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe ka nxitur shqetësim ndërkombëtar për qëndrueshmërinë në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 15 dhjetor, 2023.

Kosova ka fajësuar shtetin serb për sulmin, ndërsa Serbia serbët në Kosovë. Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e mori përgjegjësinë dhe vazhdon të jetë i lirë në Beograd.

Në fund të muajit të kaluar, Stoltenberg premtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien më 27 nëntor.

Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Ballkani Kosova Stoltenberg Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në Francë e Spanjë, Italia jep alarmin e kuq në disa rajone

më shumë...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa: Gabim! Duhet përballje me Ramën

më shumë...

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen shkelje në degën e Durrësit, bëhet kallëzim në Prokurori

më shumë...

One thought on “Stoltenberg: Siguria në Kosovë është kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    December 20, 2023 at 8:34 pm

    HEU, STOLTENBERG: SIGURIA NË KOSOVËS ËSHTË KYQE PËR SIGURI ME
    STABILITETIN NË BALLKANIN PERENDIMOR!” EU, EUROPË, TI SHTRIGA E MOTIT, A KËSHTU QENKA DREJTË-ZIA PREJ ZOTIT, QË ME SHEKUJ EDHE TEMPUJ, DUKE TERRORIZUAR DHE THERRORIZUAR POPULL KOMBIN TË
    MBARË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARISË OUUUH, VËLLAZËRO RIHIRO OR, FARË SHNDRITA VËRRISË; DHE, DUKE MBAJTUR ANËN TË TERRORIZMIT HEEEJ, RUSO SERBO JUGOSLLAVE; DUKE UA FALUR, PA NDALUR O, MBI 80% TERË O, GJERË TROJET NËN PLOJET GATI TERË HORE, GADISHULLIN PELLAGE ILIRE DHE KURRË HË BURRË A GRUA, NGA KJO GURRË E KRUA MBARË SHQIPTARIE, NUK PO NGOPËN AS NUK PO KOPEN ME GJAK OR,
    PRAG TË MBARË SHQIPATRISË, HEEEJ, TË MBARË SHQIPTARSË?! POR QË ENDE KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË E GJERË TROJET SHQIPTARIE A,
    TY EUROPË, NUK PO TË DHIMBËN AS USHTARËT E NATO-S PO EDHE AS
    TERË E GJERË POPULL KOMBI MË I LASHTI, I STËRLASHTI SI BABË NËNË
    OU SHKABË GJENË, TERË KOMBEVE TË GADISHULLIT PELLAZGE ILIRIE E TERË GLOBIT TË BOTËS; HEEEJ, DO TË JU MALLKOJË E SHKALLMOJ OUH,
    GJAKU DHE PRAGU I MBARË POPULL KOMBIT SHQIPTARISË! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

12:51

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për...

11:58

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i...

11:50

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi...

11:30

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në...

11:07

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i...

10:59

Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas,...

10:48

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.