Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet...

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori...

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë...

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë,...

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët:...

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se ka lënë...

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në Milano në...

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga...

OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger

29 Gusht 21:14

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politike në Niger dhe sanksionet e vendosura ndaj regjimit puçist rrezikojnë të shkaktojnë efekte “katastrofike” humanitare.

 

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se ka rishikuar planin e emergjencës për Nigerin, që kur grusht shteti ushtarak më 26 korrik rrëzoi nga pushteti presidentin, Mohamed Bazoum.

 

“Kriza e vazhdueshme politike, pa zgjidhje në horizont, po gjeneron paqartësi dhe shqetësime pasi shteti vazhdon të përballet me sulme të vazhdueshme nga grupet e armatosura, veçmas afër kufijve me Malin dhe Burkina Fason”, tha Emmanuel Gignac, përfaqësues i UNHCR-së në Niger.

 

Me dhunën dhe sulmet që kanë detyruar të zhvendosen mbi 20.000 persona vetëm muajin e kaluar, ai paralajmëroi se “situata ka rritur rreziqet për mbrojtjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve”.

 

Gignac tha se mbyllja e kufijve dhe sanksionet e vendosura nga Komiteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) ndaj udhëheqësve të rinj ushtarakë veçse ka nxitur rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

 

Veçanërisht shqetësuese, sipas tij, janë edhe sanksionet që aktualisht nuk kanë përjashtime për çështje humanitare. Kjo, sipas Gignac, mund të çojë në mungesë të madhe të ushqimeve dhe ndihmës tjetër të nevojshme.

 

Edhe pse ndikimi i plotë i sanksioneve ende nuk po ndihet, Gignac paralajmëroi se pas një kohe “nëse ato nuk hiqen… ne nuk do të jemi në gjendje të dërgojmë ndihmën e duhur humanitare, gjë që mund të ketë ndikime katastrofike”.

 

UNHCR tha se afër 350.000 banorë të Nigerit veçse janë zhvendosur brenda vendit. Kjo agjenci e OKB-së tha se deri më tani nuk ka raportime për lëvizje të mëdha të popullatës nga Nigeri në shtetet fqinje./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Ndihma humanitare Nigeri OKB

Nga e njëjta kategori

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet për sanksione të reja ndaj Rusisë

më shumë...

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët: Ishte si skenë filmi, u shokuam

më shumë...

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë forcimin e kontrolleve për paratë

më shumë...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se ka lënë cigaren, liderët e G7 e përgëzojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:17

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i...

12:16

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit,...

11:49

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu...

11:47

I shpallur në kërkim për plagosje të...

11:37

Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt:...

11:26

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

10:49

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës...

10:44

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në...

10:33

Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve...

10:31

Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore në...

10:23

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e...

10:14

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se...

10:00

Eric Wendt votohet në senat, 51 vota...

9:43

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në...

9:31

“Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën...

9:28

Denoncuan trafikantët e drogës në Polici, dhunohet...

9:03

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

8:42

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin,...

8:24

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për...

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vi...
  • Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.