Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende larg Europës

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për...

Trump: Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të...

Trupat britanike dhe franceze do të marrin pjesë në...

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro,...

E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun,...

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta dhe era...

Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa...

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Kosova ndan rreth 255.000 euro për tekstet shkollore për Luginën e Preshevës

9 Gusht 12:16

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se edhe vitin e kaluar ekzekutivi kosovar ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha ai.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë.

Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni Sociale
Tagged:
arsim Kosova Libra lugina e presheves Tekste

Nga e njëjta kategori

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, policia: Ishin përfituar nga shitja e drogës, ja kujt i përkisnin

më shumë...

Çfarë duhet të lexoni këtë verë? “Living” sjell titujt e rinj që duhet të shoqërojnë pushimet tuaja

më shumë...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe konfliktet fizike, por nuk ka prova të mjaftueshme

më shumë...

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:54

Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende...

6:51

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin...

5:45

Trump: Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur...

5:22

Trupat britanike dhe franceze do të marrin...

5:09

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420...

4:55

E pazakontë në Francë, një re gjigante...

4:44

Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin...

4:43

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta...

4:42

Rrezikuan pushuesit, bllokohen dy gomone në Vlorë,...

4:15

Zjarr në një ndërtesë në qendër të...

3:50

Çfarë duhet të lexoni këtë verë? “Living”...

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

Më të klikuarat

  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.