Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura...

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas...

Sulmi kibernetik në sistemin TIMS/ Prokuroria nis hetimet, e përfshin në dosjen e “e-Albania”, procedim për 4 vepra penale

12 Shtator 15:06

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.

 

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale:

 

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

 

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

 

“Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe

 

“Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

 

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

 

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

 

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

 

Si në momentin e sulmit të parë ashtu edhe në sulmin e dytë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve.

 

Në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete.

 

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe po vijojnë.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
E-Albania Hetime Prokuroria E Tiranës Sistemi Tims Sulmi Kibernetik

Nga e njëjta kategori

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 41-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes konsultimit publik

më shumë...

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia: U negociua me familjarët

më shumë...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura në Durrës, Karakaçi: Projekti më i rëndësishëm për qytetin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

10:58

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti,...

10:51

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh...

10:42

Banorët në Letan të Elbasanit protestojnë kundër...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.