Anisa Kostani , efektivja e policisë që u pezullua sot nga detyra për shkak se shau dhe kërcënoi gazetarët, ka qenë në qendër të diskutimit publik dhe jo vetëm.
Qëndrimi i saj me ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarëve bëri që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ta pezullonte nga puna. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka nisur edhe një hetim ndaj saj.
Por pavarësisht vendimeve të autoriteteve, Kostani ka zgjedhur “injorojë” dhe sfidojë publikisht.
Ajo postoi në Instastory një video duke drejtuar makinën, ku në sfond ishte kënga e reperit Unikkatil, përkatësisht: “U qova pi vorri” (u çova nga varri). “un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.
Menjëherë pas kësaj duket se Kostani është penduar, pasi e ka fshirë videon e postuar.






Bravo
kjo goc esht per te puthur ne ball,
Gjithçka qe thot esht nje realitet aty merren me llafe dhe akuzoin pa fakte
Njerz te till duhet respektuar mendimi esht I lir kujt I djek ta gezoi.
Me falni o njerez!!! Eshte policia e shtetit qe ruan rendin!!! Esht nje individ me uniforme me pistolete me brez…kur ky njeri nuk kontrrollon emocionalisht veten, dhe s perballon dot situata presioni ku edhe nuk i kan bere gje per me teper…si do mbroje njerezit???!!! Eshte e frikshme..sinqerisht! Sot fyu gazetaren per te mare fame…dhe fama eshte si oreks qe rritet…po nsr pasneser? Do perseritet historia e “Rashes” , ta hedhi ne instagram e t thote e vrava se e meritonte? Mblidhni trrute!!! Vajza ska asnje faj se se kupton, per mua fajin e kan autoritetet qe e futen ne pune kur sesht per ate pune!! Mblidhni trrute policia e shtetit kujdes kujt i jepni arme ne brez!!!