Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Dhimbje koke nga tensioni?! Studimi tregon se si përgjysmohen ditët me dhimbje koke

28 Qershor 10:50

Akupunktura, një praktike e lashtë shërimi e vendeve të Lindjes, mund të përgjysmojë numrin mujor të sulmeve ditore të dhimbjes së kokës tek njerëzit që vuajnë nga  tensioni.

 

Kjo u zbulua nga hulumtimi i botuar në revistën Neurology dhe i kryer nga Ying Li, i Universitetit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Chengdu.

 

Dhimbja e kokës e tipit që vjen nga problemet me tensionin shoqërohet shpesh me një ndjenjë presioni ose tensioni në të dy anët e kokës, me intensitet të lehtë ose mesatar dhe konsiderohet kronike kur shfaqet për të paktën 15 ditë në muaj.

 

“Dhimbja e kokës e tipit tension është një nga dhimbjet më të zakonshme të kokës”, tha Li. “Studimi ynë zbuloi se akupunktura redukton numrin mesatar të ditëve të dhimbjes së kokës në muaj për ata që luftojnë me këto sulme të dhimbshme dhe të bezdisshme të dhimbjes së kokës.”

 

Studimi përfshiu 218 njerëz të cilët u diagnostikuan me dhimbje koke kronike shkaktuar nga tensioni. Pacientët kishin dhimbje koke për një mesatare prej 11 vitesh dhe kishin dhimbje koke mesatarisht 22 ditë në muaj.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe, njëri merrte akupunkturë të vërtetë, tjetri akupunkturë me placebo, me aplikim me gjilpërë vetëm sipërfaqësisht.

 

Të dy grupet iu nënshtruan dy ose tre seancave në javë, për një total prej 20 seancash, për dy muaj dhe u ndoqën për gjashtë muaj të tjerë. Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan vizitave klinike çdo katër javë. Ata përdorën gjithashtu një ditar dhimbje koke për të regjistruar simptomat dhe përdorimin e medikamenteve për të menaxhuar sulmet.

Rezultati kryesor i matur në studim ishte një reduktim prej të paktën 50% në numrin e ditëve të dhimbjes së kokës (përgjysmuar). Në fund të studimit, 68% e njerëzve që morën akupunkturë të vërtetë raportuan një reduktim prej të paktën 50% në numrin mujor të ditëve të dhimbjes së kokës, krahasuar me 50% të njerëzve që morën akupunkturë me placebo. Studiuesit zbuluan se numri i ditëve mujore të dhimbjes së kokës u ul gradualisht pas trajtimit në të gjithë kampionin.

 

Për ata që morën akupunkturë të vërtetë, ditët e dhimbjes së kokës u ulën nga 20 ditë në muaj në fillim të studimit në shtatë ditë në muaj në fund të studimit.

 

“Ky studim tregoi se akupunktura mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës, por nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar efektivitetin afatgjatë të akupunkturës dhe se si ajo krahasohet me opsionet e tjera të trajtimit,” tha Li.

 

Akupunktura është një sistem i lashtë i shërimit, që u zhvillua si pjesë e mjekësisë tradicionale të Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera të Lindjes. Përhapja e saj në Perëndim ka qenë relativisht e ngadaltë, por e qëndrueshme dhe në vitet e fundit, akupunktura ka gjetur rritje në praktikën e mjekësisë perëndimore, veçanërisht në lehtësimin e dhimbjeve.

Teoria mbi të cilën ngrihet akupunktura është se stimulimi i zonave të veçanta në lëkurë, ndikon në funksionimin e organeve të caktuara të trupit./ANSA

Posted Under:
Kryesoret Lifestyle Sociale
Tagged:
Akupunktura Dhimbje Koke Studim tension

Nga e njëjta kategori

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

më shumë...

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.