Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

Policia e Shtetit marrëveshje bashkëpunimi me policinë gjermane

23 Qershor 18:15

Gledis Nano dhe Dieter Romann nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim dhe operacione të përbashkëta ndërmjet Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Shtetit shqiptar.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano vijon takimet me zyrtarët më të lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, takime që kanë si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta dhe terrorizmit.

 

Presidenti i Policisë Federale Gjermane, dr. Dieter Romann vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në luftën kundër kriminalitetit dhe theksoi se kjo është një luftë sa nacionale ashtu dhe ndërkombëtare.

 

Policia gjermane vlerësoi profesionalizmin e Policisë shqiptare dhe theksoi se në këtë kuadër, është e nevojshme që në vijim të bashkëpunimit midis dy policive, të ketë akoma më shumë skuadra hetimore të përbashkëta, shkëmbime informacioni në kohë reale dhe operacione të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe trafiqeve të qenieve njerëzore.

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e siguroi presidentin e Policisë Federale Gjermane, Dieter Romann se Policia shqiptare ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe njerëzore për të qenë në krah dhe e barabartë me policitë partnere, në përmbushje të misioneve të përbashkëta që kanë si qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.

 

“Mbështetja juaj dhe e Policisë gjermane është një motiv më shumë për mua, për të përmbushur prioritetet, shumica e të cilëve janë të përbashkëta, pasi kanë të njëjtin qëllim, krijimin e një ambienti të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”, tha Nano.

 

Në fund të takimit, Nano dhe Romann nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit ndërkombëtar “SCOPE”, që ka në fokus luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale që i pajisin emigrantët e parregullt me dokumente të pavlefshme dhe u paraqesin atyre mënyra për të kaluar kufirin, duke shmangur pikat e kontrollit kufitar, si dhe luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale, të cilët përmes kësaj veprimtarie të kundërligjshme, rrezikojnë jetën e këtyre subjekteve.

 

Këto objektiva synohet të përmbushen përmes operacioneve të përbashkëta policore, si dhe bashkëpunimit midis strukturave përgjegjëse në këto dy shtete.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bashkëpunim Policia e Shtetit Policia Gjermane

Nga e njëjta kategori

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni pasi strehuam burrat dhe gratë që ju shtypët, ne nuk friksohemi, ne jemi shqiptarë

më shumë...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e “Rozafës”, nëse e keni seriozisht me mjedisin, bujrum dëgjoni argumentet

më shumë...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

më shumë...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:29

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve...

8:11

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju...

8:01

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar...

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

5:57

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e...

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

4:34

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin...

4:09

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh...

4:00

Tabaku: Protesta kundër sistemit

3:50

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja...

3:21

PS-PD: “OK” amnistisë në parim, 380 të...

3:08

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin...

3:05

“Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...

Më të klikuarat

  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • “Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.