Për vitin shkollor 2021-2022, librat falas do t’i përfitojnë edhe nxënësit e klasave të teta dhe të nënta.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjetin e tij social.
Prej pesë vitesh, librat falas jepeshin deri në klasën e shtatë, tanimë, ato do të jenë pa pagesë për të gjithë ciklin nga klasa e parë deri në të nëntën.
Përfitues të kësaj skeme nuk janë vetëm nxënësit e ciklit të ulët.
Nga ky angazhim i Ministrise së Arsimit përfitojne edhe nxënës të gjimnazit apo arsimit të lartë që i përkasin kategorive në nevojë dhe që mbështeten nga shteti me bazën arsimore.





