E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Libra falas deri në klasën e 9-të/ Rama: Përfitojnë kategoritë në nevojë në arsimin e mesëm e të lartë

Për vitin shkollor 2021-2022, librat falas do t’i përfitojnë edhe nxënësit e klasave të teta dhe të nënta.

 

Reklamë

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjetin e tij social.

 

Reklamë

Prej pesë vitesh, librat falas jepeshin deri në klasën e shtatë, tanimë, ato do të jenë pa pagesë për të gjithë ciklin nga klasa e parë deri në të nëntën.

 

Përfitues të kësaj skeme nuk janë vetëm nxënësit e ciklit të ulët.

 

Nga ky angazhim i Ministrise së Arsimit përfitojne edhe nxënës të gjimnazit apo arsimit të lartë që i përkasin kategorive në nevojë dhe që mbështeten nga shteti me bazën arsimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë