E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama:  400 biznese kanë aplikuar, 32 kredi të miratuara

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një skemë që synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes kredive me kushte të lehtësuara. Sipas Ramës, deri tani rreth 400 sipërmarrje janë përfshirë në këtë proces.

Shefi i qeverisë tha se takimet me sipërmarrësit synojnë të rrisin informimin mbi skemën dhe të nxisin më shumë biznese të aplikojnë. Sipas tij, programi është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që kanë nevojë për financim për t’u zgjeruar.

Reklamë

Rama: Arsyeja pse ne i organizojmë këto takime është arsyeja për të shfrytëzuar komunikimin me sipërmarrës që janë pjesë e këtij programi për të rritur ndjeshmërinë dhe për të informuar të tjerët që mund të mos jenë plotësisht të informuar, mund të mos dinë si funksionon ky program dhe për t’i bërë apel për t’u informuar dhe për t’u bërë pjesë e programit. Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” ka ardhur si një nevojë për të mbështeur sipërmarrje të vogla dhe të mesme që ia kanë dalë t’i mbijetojnë sfidave.

Skema parashikon kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70% dhe financim deri në 2 milionë euro, ndërsa deri më 5 të muajit janë miratuar 32 kredi me vlerë rreth 5 milionë euro.

Rama: Ne e kemi krijuar këtë skemë e cila ofron një kredi me interes deri në 2%, që është një kredi shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%, financimi shkon deri në 2 mln euro dhe afati është deri në 10 vjet. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm, për të gjithë ata që kanë një ide në kokë, kanë një plan se si mund të rriten po që ju duhet një financim. Më vjen mirë që shohim një rritje të interesit, praktikisht të kemi sot që flasim rreth 400 biznese që janë në proces, kemi deri në datën 5, 32 kredi të miratuara, për një vlerë që shkon te rreth 5 mln euro. Ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.