Alfred Peza e konsideroi fushatën elektorale të PS-së për këto zgjedhje, brilante.
Teksa komentonte në studion e emisionit “7pa5” zhvillimin e zgjedhjeve, Peza u shpreh se kreu i qeverisë është një figurë që di të shfrytëzojë maksimalisht dobësitë e rivalit të tij.
“Rama është lideri më i mirë që ka Shqipëria në këto 30 vjet. Fituesi nuk gjykohet. Kjo simfoni është bazuar mbi nota të shkruara, vota dhe kuti konkrete. Nisur nga kjo, besueshmëria e gjithë analizës është e bazuar në shifra. Kjo fitore e bën Ramën një lider të madh, pasi arriti të sigurojë mandate edhe pse Shqipëria kaloi një 4-vjeçar të vështirë. Ka ndërtuar një super ekip dhe di të shfrytëzojë në maksimum dobësitë e kundërshtarit. Është një kafshë politikë në 100 përqindshin e vetë. Bëri një fushatë brilante nga ana e përmbajtjes. I mundi të gjithë.”
Sipas tij, nuk është aspak e çuditshme që PS të qëndrojë deri në vitin 2029 në pushtet.





