Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen...

“5 në 1000 të infektuar rrezikojnë të vdesin”/ Mjeku: Nëse vërtetohet, frika ndaj COVID përfundon

6 Maj 20:59

Eksperti i shëndetit publik në Gjermani, Erion Dasho e ka cilësuar një lajm pozitiv përfundimin e një studimi të kryer në New York, ku u përcaktua se 4 ose 5 persona në 1000 të infektuar rrezikojnë të humbasin jetën nga COVID-19.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Dasho shprehet se nëse kjo e dhënë vërtetohet, sipas tij, frika ndaj koronavirusit përfundon dhe nuk rrezikohemi nga një valë e dytë e pandemisë.

“Sot ka pasur një lajm pozitiv, të paktën në optikën time. Në SHBA, përfundoi një studim shumë i madh i cili përcaktoi se vdekshmëria nga epidemia në New York ka rezultuar 0.46 për qind. Për t’u kuptuar nga njerëzit, thotë se 4 ose 5 persona në 1000 të infektuar rrezikojnë të humbasin jetën nga Covid. Nqs krahasohet me një epidemi të gripit pak më të rëndë, viroza atipike, kjo shifër është 2/1000. Pra, bëhet fjalë për një sëmundje që rezulton me një vdekshmëri rreth 2 herë më të lartë se një grip atipik.”

Mjeku tha se aktualisht një studim i tillë po kryhet edhe nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia.

“Nëse provohet kjo shifër që sapo ka dalë nga studimet e New York-ut, mendoj që frika ndaj COVID përfundon dhe nuk do të përafrohemi më me Covid me atë përafrim që kemi patur deri tani. Një studim si ky po zbatohet aktualisht nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia. Kur të gjitha këto studime të konkludohen në një përfundim të përbashkët dhe nëse vërtetohet shifra që ka dalë nga New York-u, do të ishte një lajm i mirë për të gjithë botën.”

Në krahasim me vendet e tjera, Shqipëria është më pak e prekur nga pandemia. Për këtë, Dasho vlerëson masat e ndërmarra për parandalimin në kohë të koronavirusit në territorin shqiptar.

“Shqipëri zgjodhi rrugën që ne ta kontrollonim në mënyrë tepër të rreptë përhapjen e virusit dhe me këtë rrugë që u ndoq pritej ky rezultat. Unë që në fillim, në mars i kam vlerësuar masat si të drejta. Mendohej që kishim të bënim më një sëmundje shumë të rrezikshme se ç’po provohet sot të jetë. Nëse këto shifra provohen sot, tregohet që ajo hapje që ne jemi duke ndërmarre, mund ta ndërmarrim me asnjë llloj mëdyshje sepse sëmundja mund të menaxhohet shumë lehtë nga strukturat e shëndetësisë. Imuniteti i grupit është shpresë. Nëse kemi 50 për qind të popullatës së imunizuar, virusi nuk përhapet më me atë shpejtësi, nëse kemi 60 apo 70 për qind të imunizuar, virusi nuk përhapet më. Në New York, aktualisht ka rezultuar 22 për qind e popullatës së imunizuar, gjë që do të thotë se brenda verës fiton imunitet të grupit të plotë. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të arrijë shpejtë edhe Suedia, Gjermnai edhe vende të tjera”.

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Erion Dasho Gjermani koronavirus Mjeke

Nga e njëjta kategori

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

më shumë...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

më shumë...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është e hijshme të përdoret një grua! Mema: Maqo Lakrori i PD

më shumë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.