Më shumë se 70% e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit janë punonjës të shëndetësisë.
Kjo shifër u zbulua nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të raportuara nga mediat spanjolle.
Nga 867 të infektuarit e rinj, 631 janë profesionistë në sektorin e shëndetësisë, një trend që ka filluar tashmë disa ditë më parë.
Në dy spitale në rajonin e Madridit dhe Katalonjës, të cilat janë edhe zonat më të prekura nga koronavirusi, ishin të infektuar 11 për qind e stafit.





