Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar punën në të gjitha gjykatat e vendit deri më 22 prill.
Kjo masë vjen si rezultat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Përjashtim bëjnë çështjet urgjente, por edhe per keto do te kete masa të rrepta mbrojtëse.
KLGJ-ja i bën thirrje të gjthë qytetarëve që mos të paraqiten në dyert e gjykatave, përveç rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë dhe për një çështje specifike.
Në vendimin e fundit te klgj ishte parashikuar që seancat gjyqësore të nisnin në datën 7 prill, por për shkak të pandemisë nuk do të zhvillohen të paktën deri më 22 prill.





