Gjykata e Tiranës la sërish në burg Hermes Nikajn, arrestua me akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
“Zogu i Tiranës” fillimisht mori masën e sigurisë “15 ditë burg”, por gjykata vendosi ta përsërisë të njëjtën masë edhe këtë të hënë.
Ky vendim u mor pas dëshmisë që dha Artur Gjini nga Mamurrasi I cili ui kap në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Ky shtetas pranoi marrëdhëniet në grup ku ishte pjesmarrës edhe Hermes Nikaj.
Ky I fundit u arrestua në datë 24 nëntor bashkë me disa persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës.
Në sallën e gjyqit kërkoi që të lihej i lirë duke thënë se në asnjë rast vajzat nuk shkonin të detyruara por me dëshirën e tyre. Mirëpo kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykata.





