E martë, 20 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14.50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë-Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit të Panajas.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa AB787HX, i drejtuar nga Jakup Meleq, është përplasur me një motomjet me targa CBBL3, që drejtohej nga Bernhard Liske .

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë