Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së,...

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni për “Paqen...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet...

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe...

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca...

Hapen 6 qendra për përcaktimin e aftësisë për punë

25 Nëntor 12:38

Nga data 1 Dhjetor, në të gjithë qarkun Tiranë do të kemi sistem të ri vlerësimi për aftësinë e kufizuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e hapur në Dispancerinë e Tiranës, një nga 6 pikat ku janë ngritur komisionet multidisiplinore të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar duke theksuar se do të ketë transparencë maksimale në përcaktimin e aftësisë për punë, apo siç njihet nga të gjithë si KEMPI, në mënyrë që pagesat e aftësisë së kufizuar të shkojnë për qytetarët që kanë vërtet nëvojë.

 

“Nga data 1 Dhjetor nis një vlerësim i ri i aftësisë së kufizuar në të gjithë qarkun Tiranë, i cili parashikon vlerësimin e gjendjes së personit me aftësi të kufizuar, sipas shkallës së rëndesës, në mënyrë që ai person që është në gjendje më të rëndë të përfitojë më shumë nga pagesa që jep shteti për aftësinë e kufizuar. Në këtë vlerësim të ri, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve, të cilat do të jenë subject montorimi dhe vlerësimi në çdo kohë”, u shpreh Manastirliu gjatë vizitës në pikën e hapur tek Dispanceria.

 

Me vlerësimin e ri bio-psiko-social dhe hapjen e 6 komisioneve brenda qendrave shëndetësore, krijohen më shumë lehtësi për qytetarët që grupoheshin në një komision të vetëm.

 

“Me hapjen e gjashtë pikave, me 6 komisione vlerësimi, kemi reduktuar sorollatjet dhe kemi shkurtuar në maksimum kohën e aplikimeve. Dhe jo vetëm kaq, por me sistemin e ri të vlerësimit evitohet shtrimi i detyruar në spital për të marrë fletët e drejtimit”, – tha Manastirliu.

 

Duke theksuar se për të garantuar zbatueshmërinë me efektivitet të legjislacionit pasi për hërë të parë janë miratuar metodologji të reja kontrolli, Manastirliu tha se për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve.

 

“Do të garantohet me sistemin e ri, e drejta e ezaurimit të të gjitha shkallëve të ankimimit, me një komision të vecantë i cili do të mblidhet në kohë reale, për qytetarët që pretendojnë se i është shkelur apo mohuar një e drejtë.”

 

Manastirliu gjatë inspektimit në Dispançerinë në Tiranë përmendi disa nga risitë që reforma e re e aftësisë së kufizuar sjell.

 

“Kemi hequr kriterin e mospërfshirjes në vlerësim, të fëmijëve të grupmoshës 0-2 vjeç; pra sot në Tiranë do të përfshihen të gjithë fëmijët nga mosha 0-18 vjec. Kemi hequr kufizimin e pagesës prej 75% për fëmijët, i kemi kthyer këto pagesa në 100% duke shmangur kështu diferencimin për shkak të moshës si dhe duke patur parasysh që rreth 27% e përfituesve janë fëmijë 0-18 vjeç. Një tjetër risi e kësaj reforme është futja e konceptit të ndihmësit personal, i cili do të ofrojë asistencën për kujdesin personal për personin me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, hoqëm kufizimin ligjor të ndërprerjes së pagesës së aftësisë së kufizuar pas periudhës 4-vjeçare të punësimit”, tha Manastirliu.

 

Me buxhetin e ri 2020, pagesat e aftësisë së kufizuar do të financohen me 16.6 miliardë lekë, nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 166 mijë përfitues.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
Kamera monitorim Ogerta Manastirliu Qendra

Nga e njëjta kategori

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte pësuar dëme të shumta

më shumë...

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të ndjekin orë mësimi private pas shkollës 

më shumë...

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më pak taksa, tërhiqen më shumë blerës të huaj

më shumë...

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me parimin “një anëtar, një votë”. Në PS dikton krimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

9:25

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

8:48

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet...

8:28

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

8:08

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni...

7:57

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në...

7:32

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me...

6:58

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

6:25

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e...

6:00

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar...

5:42

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat...

5:16

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje...

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

Më të klikuarat

  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.