Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Korçë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Informacionet bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një kamion në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Kuç.
Nga ky aksident është plagosur drejtuesi i mjetit Benz targa AA 303 KI.





