Një 20 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe ështëshpallur në kërkim bashkëpuntori i tij pasi tentuan që të vjedhin një banesë në Divjakë.
Informacionet bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë me precedet të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.
Ndalimi i të riut me iniciale M.J. është bërë pas telefonatës së shtetasit S.D në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj, ku është bërë i mundur ndalimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.





