E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Kronikë

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete  tip “ Fiat” dhe “ Audi” janë përplasur kokë me kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të  lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks me qarkullim të dendur automjetesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë