E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Lanë mbrapa mbeturina

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën sot në 7 qershor.

Rama ka publikuar një fotografi të protestuesve pranë bregdetit. Kryeministri shton se më shumë se fjalët që thonë protestuesit, ata largojnë flamingot me veprimet që bëjnë. Kreu i qeverisë deklaron se protestuesit e bënë pis natyrën me makinat e tyre, që kishin parkuar shumë pranë bregut të detit.

Reklamë

Një kritikë e kishte edhe për protestën e mbrëmshme, duke thënë se protestuesit e kanë lënë vendin të papastër, me kanaçe birre në bulevard.

Reagimi i Ramës:

Reklamë

MIRËMËNGJES ????

dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë????

Vazhdo të lexosh

Reklamë