Gjate vizitës se tij ne Bruksel, presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i ka bere thirrje Bashkimit Europian qe te shtoje sanksionet kundër Rusisë, ne mënyre qe te kthehet paqja ne Ukraine. Ndërkohe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se unioni do te jete gjithmonë i vendosur per te ndihmuar Ukrainën qe te fuqizoje demokracinë dhe sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, stabilizimin e ekonomisë dhe kryerjen e reformave ne sektorin e energjisë. Tusk gjithashtu ka deklaruar se blloku evropian do te jete i përkushtuar per pavarësinë e Ukrainës dhe integritetin territorial.





