E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë, si do të luhaten temperaturat sot

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa zona do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, pa sjellë reshje.

Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e paradites do të dominohen nga moti i qëndrueshëm dhe intervalet me diell, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 19 gradë Celsius në vlerat minimale deri në 29 gradë Celsius në maksimum.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti parashikohet të jetë i qetë deri pak i trazuar përgjatë vijës bregdetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë