Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, të...

Plagoset me thikë një person në Tiranë

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu përfitoi tokën...

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do jetë më e bukura në Tiranë, jo më pazar

9 Prill 19:05

Modeli dhe standardi i lartë i ndërtimit të objekteve arsimore do të shoqërojë të 17 shkollat e reja që do të ndërtohen në gjithë Tiranën. Kështu u shpreh Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për shkollën e re të muzikës “Servete Maçi” ku ishte bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se Shkolla në Kodër Kamëz jo vetëm që do t’i shërbejë 30 mijë banorëve të zonës, por do t’i shërbejë më së shumti fëmijëve për t’u arsimuar me të njëjtat standarde, si dhe bashkëmoshatarët e tyre në qendër të Tiranës.

 

“Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontigjent për protesta të dhunshme; Kodër-Kamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Ndërkohë, unë besoj se Kodër-Kamza sot ka një potencial fantastik që nxënësit e atij komuniteti të nxjerrin nga varfëria dhe nga ky kurth jo vetëm veten e tyre, por edhe familjet e tyre”, shtoi Veliaj.

 

Kryebashkiaku theksoi se në fund edhe të këtij debati historia do t’i ndajë njerëzit në ata që e duan shkollën dhe në ata që janë kundër saj. Ai i ftoi banorët dhe çdo zë të arsyeshëm të mbështesë projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollave të reja, që do t’i japin fund mësimit me dy turne dhe do t’i japin një hov tjetër cilësor mësimdhënies në Tiranë.

 

“Në fund të ditës, kur të shkruhet historia, nuk ka kohë njeri të merret me detaje: do t’i ndajë kush ndërtoi shkolla, e kush pengoi shkollat. Kaq e thjeshtë është historia! U bëj ftesë të gjithëve të kalojnë në anën e atyre që ndërtojnë shkolla, jo të atyre që pengojnë shkollat. Për sa kohë qeveria i ka shpronësuar, për sa kohë bashkia po e bën në terren privat, çdo fantazi e atyre që e kishin mundësinë ta ruanin Universitetin Bujqësor, por që me 200 ndërtime pa leje, duke bërë pazar me çdo bingo, me çdo pikë bastesh, me çdo “strip club”, mejhane, dhe me çdo ndërtues që ia kaparonte pronat afër, u diskredituan 30 vite. Të pafuqishëm për të ndaluar privatin, mundohen të lënë fëmijët e vegjël që duan të shkojnë në shkolla cilësore si “Servete Maçi””, vijoi ai.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Kodër Kamëz pazar shkolle Veliaj

Nga e njëjta kategori

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu përfitoi tokën në Vuno, por në kadastër nuk figuron shitësi

më shumë...

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, kur u caktua gjyqi i ardhshëm

më shumë...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

më shumë...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë do të diskutohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:40

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi...

3:36

Dita e 19-të e tubimit në Tiranë,...

3:29

Plagoset me thikë një person në Tiranë

3:25

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu...

3:05

Dy vajzat e mitura u mbytën në...

3:05

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet...

2:54

Klasat e nënta testohen për gjuhën, 29...

2:51

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy...

2:44

Vrasja e ish policit Santiago Malko, Apeli...

2:34

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në...

2:24

Festivali “Triangle” në Durrrës, muzikë dhe ekspozitë...

2:18

Shpallen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë...

2:02

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin...

2:01

34-vjecari u vra me plumb pas koke,...

1:58

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla...

1:36

“Më luti të bëja foto me të,...

1:26

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të...

1:12

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet...

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

12:35

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.