Prokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami i është nënshtruar këtë të martë vettingut.
Sipas ILDKPI, prokurori Bajrami ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime dinanciare të ligjshme.
Por nga hetimet e kryera nga KPK, rezultoi se Artan Bajrami ka një mospërputhje prej 1.5 milion lekësh në blerjen e një apartamenti.
Shumë kjo që sipas prokurorit është paguar nga baxhanaku i tij.
Sipas raportit të dorëzuar na ana e DSIK, prokurori Bajrami nuk rezulton që të ketë kontakte me persona të papërshtatshëm.





