Dita e fundit e merkatos se futbollit ku priten te finalizohen lëvizje deri ne 400 milionë euro kryesisht ne Ishull dhe nga Ishulli ka nisur me nje refuzim te madh. Juventusi i ka beret e qarte Barcelonës se Dybala nuk shitet edhe per plot 160 milionë euro te ofruara nga katalanasit per te marre ne Barcelone shërbimet e argjentinasit me numrin 10.
Ne oret e fundit deri ne mesditën e se premtes kur mbyllet merkato ne Spanje, duhet nje fantasist patjetër ne Barcelone dhe përqendrimi është i gjithi te Kutinjo qe sipas njoftimeve me te fundit, ka lene Brazilin ku ishte i grumbulluar me kombëtaren per te nënshkruar ne Barcelone per shumen e 150 milionë eurove.
Por jo pak shpërqendrim dhe pikëpyetje ka ngritur largimi nga kombëtarja algjeriane I Rihad Mahrezit, i cili u la i lire nga federate per te konkluduar nje transferim ne nje klub tjetër. Deri ne mesdite nuk dihej destinacioni, por me sa duket Londra do te jete qyteti i radhës, ku algjeriani do te nënshkruaje.
Blutë e Londrës jane gati te japin 45 milionë paund apo afro rreth 50 milionë euro per sulmuesin e krahut per ta marre ne Stenford Brixh. Ndërkohe Chamberlein është konfirmuar ne Liverpul per rreth 40 milionë euro dhe pritet edhe Lemar i cili nuk eshte çudi qe te përfundoje ne Barcelone ne rast se Kutinjo nuk realizohet Barcelona pritet te beje çudira.
Mediat spanjolle i referohen nje klauzole qe Antoino Grizman ka te Ateltiko Madrid per plot 200 milionë euro. Nëse do ta beje Barcelona kete hap, por edhe nëse Atletiko dhe lojtari jane gati te lëvizin ne ditën e fundit te merkatos, është per t’u pare ne oret ne vijim.
Teksa Serge Aurier ka nënshkruar te Totenhemi pritet edhe nje kalim i Jorentes nga Uellsi ne Londër per 15 milionë paund. Ndërkohe me ankth shohin ne Londër fluturimet nga Parisi.
Nëse Julian Draksler pranon te lëvize ne Londër, atëherë hapet rruga e Aleksis Sanchez per t’iu bashkuar Manchester Sitit.





