E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit kriminal në bashkëpunëtor drejtësie? Ja si përgjigjet gjyqtari

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka shpjeguar se çfarë parashikon legjislacioni shqiptar lidhur me pyetjen se kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Sipas tij, në Shqipëri, gjithkush mund të bëhet i penduar i drejtësisë, mjafton të përmbushë kushtet e provës vendimtare.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kush mund të jetë bashkëpunëtor i drjetësisë?  Mund të jetë kreu i një organizate kriminale bashkëpunëtor i drejtësisë?

Kalaja: Këtu desha të ndaja një analizë, një ndër mënyrat si unë kam punuar për librin ka qenë analiza krahasimore. Shumicën e shteteve europiane unë i kam marrë në analizë dhe p.sh. në Kosovë, ka ligje të tilla që e përjashtojnë apriori mundësinë që kreu i organizatës kriminale të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pra, ka modele të tilla ligjore që përjashtojnë persona të caktuar nga cilësia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Por ligji jonë nuk e përjashtoin. Ligji ynë parashikon që për të gjitha veprat penale, gjithkush mund ta përfitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, mjafton të  përmbushë ato kushtet e proves vendimtare, të tregojë me sinqeritet gjithçka di. Ka edhe parashikime të tjera, që këtë status e japin për tituj penale të caktuar, të tipit: verpa penale që dënohen me dashje, me minimum denimi 7 vjet burgim, apo veprat penale të korrupsionit… dmth ne kemi kritere abstrakte por nuk kemi kritere përjashtuese individuale, që përjashton krerët e krimit të organizuar.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë