“Tërmeti” i një dite më parë në Milanelo ku u shkarkuan mënjehërë 4 “kokat” kryesore të klubit, mes tyre Igli Tare dhe Masimiliano Alegri, kishin kohë që kishin nisur.
Mediat italiane bëjnë me dije se rreth 3 muaj më parë ka patur një përleshje fizike mes Alegrit dhe Ibrahimoviçit në një restorant, ku të pranishëm kanë qenë Furlani dhe Tasre, madje ky i fundit është futur në mes të për ndarë dy “boksierët”.
Sipas gazetares Monika Kolombo e “Corriere Della Sera”, miqësia mes trajnerit dhe ish-sulmuesit, ishte prishur kur palët ishin përplasur fizikisht në një restorant ku të pranishëm kishin qenë edhe Furlani me Taren.
“Krisja mes Alegrit dhe Ibrahimoviç, që i ka rrënjët shumë pas në kohë, kishte ndodhur në një restorant në praninë e Furlanit dhe Tares, me këtë të fundit që është detyruar të ndajë fizikisht trajnerin dhe suedezin”, tregoi ajo nga burime të sigurta në klubin kuqezi që raportonin për këtë situatë.
“Me sa jam në dijeni, Ibrahimoviç ka tre muaj që nuk shihet në dhomat e zhveshjeve në stadium apo klub, për t’u afruar duhet një përballje mes tij dhe Alegrit që nuk ka ndodhur kurrë. Palët nuk flasin dhe të vazhdosh në këtë mënyrë është e pamundur. Një nga pikat e përplasjes ishte për portierin e tretë që duhej vendosur në ekip në sezonin e ardhshëm, por ishte thjesht pretekst për të ringjallur tensionin e vjetër.
Mësohet se shkak janë bërë kontaktet e shpeshta mes Ibrës dhe Kasanos, dhe ky i fundit ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Alegrit.





