Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

Pse Zvicra nuk pranon ‘pentito’? Gjyqtari Kalaja zbulon arsyet: U surprizova kur…

26 Maj 21:43

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja ka shpjeguar arsyet pse Zvicra nuk e njeh formalisht figurën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, të njohur ndryshe si “pentito”, duke theksuar se ky shtet ka zgjedhur të mos aplikojë marrëveshje të tilla për shkak të rreziqeve që, sipas autoriteteve zvicerane, sjellin për sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai tha se autoritetet zvicerane kanë analizuar përfitimet dhe pasojat e këtij mekanizmi dhe kanë vendosur të mos e pranojnë.

Ai shtoi se një nga argumentet kryesore lidhet me faktin që vendimet e fajësisë mund të mbështeten vetëm tek dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çka sipas Zvicrës rrit rrezikun e padrejtësive.

Një tjetër shqetësim, sipas Kalasë, është rreziku i hakmarrjes ndaj bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe familjarëve të tyre.

Kalaja theksoi gjithashtu se Zvicra argumenton se legalizimi i këtij mekanizmi mund të shtojë kriminalitetin dhe format më të rënda të tij.

Kalaja: Kush janë të mirat që shteti apo popullsia, shoqëria, do të fitojë nga bashkëpunimi me drejtësinë dhe cilat janë të këqijat, argumentet pro dhe kundra? Në fakt, aty thuhet ndër të tjera se prevalojnë këto argumente dhe më tej Zvicra vendos të mos e njohë formalisht këtë bashkëpunëtorin formal që i jepet statusi me marrëveshje, statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë me marrëveshje përmes prokurorisë. Nuk e pranojnë pasi, ndër të tjera, ato thonë që në qoftë se ne do ta pranonim këtë, e para do të rritej mundësia për të bërë gabim gjyqësor nga gjykatat.

Nga pyetja që ju bëtë pak më parë, ku më thatë që a mund të bazohet vendimi i fajësisë vetëm tek fjala e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ky është një ndër argumentet që ato sjellin. Argument tjetër që ato sjellin thonë që, në qoftë se ne do ta lejonim këtë, do t’i rrezikonim, do të pranonim rritjen e një rreziku shumë të madh të hakmarrjes, qoftë për familjarët e bashkëpunëtorit të drejtësisë, qoftë për pasurinë e familjarëve apo të bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe vetë për shëndetin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ato marrin parasysh dhe japin një kundërargument tjetër për të mos e lejuar që të bëhet realitet bashkëpunëtori formal i drejtësisë, ku thonë që në këtë mënyrë ne do të shtojmë kriminalitetin në vend dhe format më terrorizuese të kriminalitetit, pasi grupet kriminale do të angazhohen me çdo lloj mjeti të mundshëm që t’i asgjësojnë edhe këto mundësi për të bashkëpunuar me drejtësinë. Dhe kjo në fakt ishte një surprizë sepse shoh që është vetëm Zvicra që e ka këtë qëndrim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Kalaja Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

më shumë...

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i kemi njerëzit në shesh, se s’ka opozitë!

më shumë...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

më shumë...

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS: Nga ta dimë që janë policë e jo rrëmbyes?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

7:17

Dita e 54-të e protestës në Tiranë,...

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon të futet në s...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.