Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Nga çekiçi në gjyq te pena e shkrimtarit, gjyqtari...

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi...

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”,...

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria ka plotësuar...

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Mijëra aplikime në pak orë, Jaupllari: Vetëm fermerët me NIPT përfitojnë nga skema

26 Maj 20:32

Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori po zbatohet vetëm për fermerët e regjistruar me NIPT, ndërsa ata pa status formal nuk mund të përfitojnë subvencione. Këtë e bëri të ditur Arian Jaupllari,zv.ministër i bujqësisë, i cili sqaroi kushtet dhe mënyrën e aplikimit përmes platformës e-Albania.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të televizionit kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi,  Jaupllari tha sse çdo fermer mund të aplikojë online, ndërsa Drejtoritë Rajonale dhe agropikat ofrojnë asistencë në çdo hap.

Jaupllari sqaroi edhe procedurat për blegtorët, duke nënvizuar se numri i krerëve duhet të përputhet me sistemin RUDA.

Sa i përket fondeve, skema e re kap vlerën e 5.2 miliardë lekëve (rreth 55 milionë euro). Sipas Jaupllarit, prioritet mbetet blegtoria, ndërsa fermerët e rinj përfitojnë nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra. Për ndërtimin e stanëve në zona malore, rimbursimi arrin deri në 70% të vlerës, ose rreth 30 milionë lekë, ndërsa për makineri dhe mjete bujqësore mbështetja varion nga 1 deri në 10 milionë lekë me faturë tatimore.

INTERVISTA  E PLOTË:

A përfitojnë vetëm fermerët e regjistruar me NIPT apo edhe ata që nuk e kanë?

Arian Jaupllari: Vetëm fermerët që kanë NIPT përfitojnë nga kjo skema, jo të tjerët. Tashmë janë mbi 115,000 fermerë me NIPT. Vitin e kaluar patëm rreth 70,000 aplikime dhe rreth 60,000 përfitues. Kjo skemë kombëtare është e re në qasje, e përshtatur me kriteret e Bashkimit Europian për masën e përfitimit për hektar dhe kushtëzimet

Nëse një fermer bën një gabim në aplikimin në e-Albania, a mund ta korrigjojë?

Arian Jaupllari: Aplikimi bëhet online, por Drejtoritë Rajonale dhe agropikat janë në dispozicion për të ofruar shërbim dhe udhëzime në çdo moment. Nëse mesazhi thotë se aplikimi u krye me sukses, fermeri është i regjistruar, por suksesi varet nga dokumentacioni i hedhur.

Si bëhet verifikimi i krerëve për blegtorët?

Arian Jaupllari: Fermerët duhet të rakordojnë numrin e krerëve me sistemin RUDA përpara se të aplikojnë. Nëse ka mospërputhje, duhet të drejtohen te veterineri i zonës, Ata nuk duhet të deklarojnë atë që nuk është në sistem.

Fondi total është 5.2 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro). A mund të na jepni një shembull, sa është mesatarja e fondeve që përfiton një përson që merret me bujqësi dhe një blegtorë me një kapacitet mesatar?

Arian Jaupllari: Prioriteti është blegtoria. Ka masa të shtuara për fermerët e rinj (1 deri në 10 milionë lekë të vjetra). Për stanet në male, rimbursohet deri në 70% të vlerës (ose 30 milionë lekë) për ndërtimin me të gjitha kushtet. Mbështetje për makineri e mjete bujqësore nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra me faturë tatimore.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
jaupllari Skema e Bujqesise Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”, Kos: Arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin!

më shumë...

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

më shumë...

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

më shumë...

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:20

Nga çekiçi në gjyq te pena e...

8:47

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur...

8:42

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka...

8:34

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria...

8:32

Mijëra aplikime në pak orë, Jaupllari: Vetëm...

8:06

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

7:51

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

7:04

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet...

6:42

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti...

6:39

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me...

6:25

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet...

6:05

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë...

5:54

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja...

5:44

Askush si ai! Ramadani është lojtari me...

5:29

Putin do vizitojë Kazakistanin, marrëveshje në sektorët...

5:14

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.