Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen në avion,...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e...

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj:...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

Basha i përgjigjet Ramës: I mirëpritur në “çadër” për firmosjen e qeverisë teknike

5 Mars 18:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon t’i qëndrojë kauzës me të cilën edhe nisi protestën që prej 18 shkurtit për qeveri teknike që sipas tij, do të mund të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë u shpreh i gatshëm të shkonte edhe në “çadrën e opozitës” për të biseduar, por jo për të negociuar për qeveri teknike, pasi sipas Ramës, shqiptarët e kanë vendosur se kush do t’i qeverisë.

 

‘”Rama dje kërkoi të vijë në këtë çadër. Ka kërkuar të vijë të Shqipëria reale, të dalë nga strofa e krimit, fasada e krimit e të vijë te Shqipëria reale. Kjo është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëj këtë me qëllim që opozita të mos bllokojë përparimin e integrimit të vendit, duke bllokuar vettingun”, deklaroi Basha.

 

Basha renditi disa nga problemet që sipas tij, po bllokojnë përparimin e vendit drejt integrimit europian, plotësimi i të cilave, tha ai, është kërkuar nga Komisioni Europian dhe që janë në dorën e qeverisë për t’u arritur.

 

“Kush po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë, me drogën, krimin, moszbatimin e ligjit për dekriminalizimin, me kërcënimin që droga e krimi përbëjnë për zgjedhje të lira e të ndershme. Këto janë kushtet e vendosura nga Komisioni Europian për të zhbllokuar rrugën e Shqipërisë në Europë”, u shpreh kreu i opozitës.

 

Më tej, ai tha se largimi i tij është kushti i opozitës për Shqipërinë europiane. “Do t’a mirëpres duke ardhur me dorëheqjen e tij, këtu në këtë çadër, për të firmosur qeverinë teknike këtu, kapitullimin pa kushte të krimit e drogës, në këtë shesh dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

 

Por, vijoi Basha, nuk do të pranojmë më lojra. “Nëse kjo është një tjetër lojë, demagogji e mashtrim si qindra mashtrimet e tij ndaj shqiptarëve, i them se koha për lojra ka mbaruar dhe nuk je i mirëpritur në këtë ‘çadër’ e në këtë shesh. Sheshi do të vijë tek ty”, iu drejtua Basha-Ramës.

 

Basha në bashkëbisedimin që zhvilloi në çadrën e opozitës me fermerë i siguroi ata për mbështetje, subvencione si dhe për gjetjen e tregjeve për të shitur prodhimet e tyre. “Qeveria jonë do të japë 100 milionë dollarë subvencione në çdo vit. Paratë do t’i gjejmë nga xhepat e hajdutëve të lidhur me qeverinë”, premtoi Basha.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Lulzim Basha opozita qeveria

Nga e njëjta kategori

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi: 400 vende pune

më shumë...

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman: Rama: Ëndërr për Shqipërinë, mundësi e re për ekonominë

më shumë...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet nënligjore, Malaj premton: I mbyllim brenda majit

më shumë...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për pezullimin e afateve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:52

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen...

12:46

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet...

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

11:13

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon...

11:06

Kërkimi shkencor, Kumbaro: Trefishohet buxheti! Shkollat do...

10:55

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet...

10:45

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh...

10:22

Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh...

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.