Përmbytjet nga reshjet e dendura të 24 orëve të fundit në Shqipëri kane shkaktuar viktimën e parë në Laç. Ai është Kol Menga 48 vjeç dhe ka gjetur vdekjen, teksa pastronte kanalet në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”. Trupi i viktimës u gjet rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt rreth orës 23:40 mbrëmjen e së hënës. 48-vjeçari ishte nisur së bashku me të birin drejt dyqanit për të shpëtuar mallin, por rrjedha e ujit e ka marrë sapo ka kaluar nga ana tjetër e rrugës. Fatmirësisht djali ka shpëtuar. Ndërkohë banorët rrëfejnë se si munden te shpëtonin nje te moshuar 80 vjeçar nga rrjedha e ujit. Reshjet shkaktuan përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Laçit dhe të Milotit. Raportohet gjithashtu se ka përmbytje edhe në disa fshatra, ndërsa në Kurbin, 150 ha tokë gjenden nën ujë. Banoret thonë se ka pësuar dëme te mëdha dhe kërkojnë ndihmën e strukturave shtetërore. Rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në drejtimin e automjeteve, ndërsa kanë sjellë edhe izolimin e disa familjeve. Niveli i ujit si në Laç dhe në Milot, ka arritur deri ne 30 cm duke depërtuar në katet e para të shtëpive e bizneseve. Mësohet se rreth 50 banesa dhe biznese në qytetin e Laçit janë përmbytur. Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç, janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ofrimin e ndihmës në evakuim. Në afërsi të autostradës, me ndihmën e forcave të policisë janë evakuuar 6 familjet më të rrezikuara. Mjetet e bordit të kullimit kanë nisur punën për riparimet e pjesëve të dëmtuara të përroit që doli nga shtrati gjate natës. Përmbytjet erdhën si pasoje e reshjeve te dendura te shiut dhe daljes se përroit nga shtrati.
Një viktimë në Laç nga përmbytjet
Subscribe





