Cesc Fabregas po përjeton një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, teksa sonte debuton në Champions League si trajner i Como-s, në përballjen ndaj RB Leipzig.
Ish-mesfushori spanjoll ka udhëhequr një ngjitje spektakolare të klubit italian.
Como u rikthye në “Serinë A” pas 21 vitesh dhe sezonin e kaluar siguroi një vend historik në Champions League, duke u renditur i katërti në Itali.
Tashmë, vetëm pak vite pas aventurës së tij të parë në pankinë, Fabregas është ulur në skenën më të madhe të futbollit europian.
Një histori që nis nga “Seria D” dhe tashmë arrin në Champions League.





