Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat: 1 mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

8 Shtator 20:52

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka komentuar rezultatet e Shqipërisë në testimin PISA 2025, duke i cilësuar ato si një tregues pozitiv të përmirësimit të sistemit arsimor.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Kumbaro u ndal te rezultatet në matematikë, shkencë dhe aftësitë digjitale, ndërsa theksoi edhe sfidat që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit.

Lexo edhe :

Related Posts

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje të konsiderueshme në matematikë, shkencë dhe lexim krahasuar me 2022

Ajo bëri të ditur se Ministria e Arsimit ka nisur analizën e rezultateve dhe se objektivat e ardhshëm do të përcaktohen në vijim.

Kumbaro përmendi edhe ndryshimet në kurrikula, investimet në shkolla dhe synimin për krijimin e 1 mijë laboratorëve inteligjentë deri në fund të mandatit.

INTERVISTA E PLOTË:

 Çfarë tregojnë më konkretisht këto rezultate të këtij raporti PISA 2025?

Kumbaro: Është shumë interesante të kuptojmë sepse testi i PISA është një test që organizohet nga OECD ku Shqipëria është partnere dhe ku marrin pjesë në këtë testim që bëhet një herë në tre-katër vjet rreth 90 vende. Testi i fundit që ne kemi bërë ka qenë i vitit 2022, ku po të kemi parasysh periudhën mbas tërmetit dhe periudhën pas Covid-it, rezultatet ishin në rënie krahasuar me një periudhë më përpara. Por ana pozitive, edhe kur bie në vlerësim, është sepse të jep instrumente se ku duhet të korrigjohesh, dhe në fakt të gjitha vendet pjesëmarrëse nuk e shohin si një garë mes tyre, por e shikojnë si një mundësi për të përmirësuar aspekte të ndryshme të arsimit. Dhe në fakt kjo ka ndodhur nga viti 2022 deri në vitin 2025 dhe është rezultat i kësaj pune, i rinovimit të kurrikulave, i një programi shumë intensiv të trajnimit të mësuesve, i rishikimit të shumë metodave të punës dhe i investimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në arsim, qoftë në infrastrukturë apo në laboratorë që na sollën një rezultat në ngritje shumë të rëndësishëm. Unë mendoj që e krahasojmë njëherë veten me veten tonë me rezultatet e mëparshme, por e krahasojmë edhe me të ngjashmit tanë në rajon. Pa folur këtu që në fakt kishte dhe shumë vende të tjera, qoftë edhe vende të Bashkimit Europian si Greqia, Rumania, Bullgaria që me pikë kishin dalë, kishin pasur rënie dhe kishin rënë edhe më poshtë sesa rezultati që morëm ne.

Lajmi ishte që ne ishim shumë mirë në matematikë dhe në shkencë. Përse në këto dy degë dhe jo në lëndë të tjera?

Kumbaro: Janë tre fusha në të cilat bëhet testim, është matematika, shkenca dhe leximi. Këto janë tre fushat ku zhvillohet testimi. Ka dhe një aftësi tjetër që është aftësia për të përdorur kompjuterin për zgjidhjen e problemeve. Edhe aty Shqipëria, dhe unë në fakt në prononcimin tim në mëngjes nuk e thashë sepse ishte një rezultat që e morëm më vonë, po mund ta ndaj për herë të parë me ju,  në këtë aftësi Shqipëria kishte dalë e para në rajon bashkë me Serbinë, ndërkohë që më poshtë ishte Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, por edhe vende të tjera. Pra këto janë sektorët kryesorë ku bëhet testimi. Ashtu sikurse bëhet dhe një analizë tjetër e shumë qasjeve që kanë nxënësit. Për shembull, unë sot u pyeta në një panel ministrash se si shpjegohet që nga nxënësit e Shqipërisë kishte një perceptim nga organizata që ka një lloj entuziazmi, por një pjesëmarrje në mësim shumë më masive të nxënësve, rezultat që krahasohet gjithashtu edhe me rezultatet e një tjetër testi që bëhet me mësuesit, që quhet testi ose pyetësori i TALIS që u bë vitin e kaluar. Pra është kombinimi i të gjitha këtyre rezultateve që në një farë mënyre secili nga vendet thotë se ku është me parametrat që quhen parametra të një procesi arsimor dinjitoz dhe që i pajis nxënësit me aftësi. Në fund fare qëllimi ky është, a jemi ne në rrugën e duhur për të pajisur nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar me aftësitë e duhura, me instrumentet e duhura, apo a përdorim metodologjinë e duhur apo bëjmë trajnimet e duhura me mësuesit? Dhe tema e madhe e diskutimit sot ishte roli i inteligjencës artificiale si në procesin e të nxënit, ashtu edhe në procesin e mësimdhënies.

A  është teknologjia edhe një sfidë për nxënësit, të cilët ndoshta le të themi e marrin lehtëshëm duke përdorur teknologjinë dhe nuk fokusohen tek studimet

Kumbaro: Është sfida më e madhe me të cilën përballet sot gjithë planeti. Unë këtu ku jo vetëm unë, por të gjithë kolegët e mi ndanim këtë mendim, duket sikur papritur bota ishte bërë një vend i tërë pa asnjë lloj kufiri, sepse pavarësisht nga madhësia, tradita apo niveli ekonomik i një vendi, ky problem ishte i njëjtë për të gjithë. Pra, le të themi është sfida e kohës dhe gjithë vështirësia, gjithë sfida konsiston në gjetjen e një balance të drejtë midis përdorimit të inteligjencës artificiale për të zhvilluar mendimin kritik dhe mbrojtjen sidomos të brezit më të ri, pra sidomos të arsimit bazë, fëmijët e fillores dhe të nëntëvjeçares nga lehtësia, nga pasiviteti në të cilin mund të biem nëse e keqpërdorim inteligjencën artificiale. Kjo është arsyeja pse ne së fundmi, agjencia jonë për sigurinë e cilësisë në arsimin parauniversitar, sapo ka nxjerrë një udhëzim si një lloj manuali, si një kod etik për mësuesit se si mund të përdoret inteligjenca artificiale në procesin e mësimdhënies. E theksoj këtë se pashë që ka pasur disa keqinterpretime. Nuk ka asnjë vendim për të përdorur ChatGPT-në apo të tjera instrumente të inteligjencës artificiale. Duam apo s’duam ne, nxënësit kanë të gjithë një celular, kanë të gjithë tableta, mësuesit gjithashtu kanë, dhe njerëzit në të përditshmen e tyre, qoftë për arsye pune apo për qëllime të tjera, e përdorin inteligjencën artificiale. Por nëse ne këtë e lëmë pa kontroll dhe nuk vendosim rregullat etike, rregulla të metodologjisë se sa, si dhe me kë duhet ta përdorim, rrezikojmë dhe gabojmë. Pra, nuk është gjë tjetër veçse një udhëzim për mësuesit se si duhet të orientohen në instrumentet që ofron inteligjenca artificial. Dua të them vetëm një gjë sepse kjo ishte dilema e të gjithë ministrave sot, por edhe e përfaqësuesve të OECD-së. Duket sikur vetëm shkolla duhet t’i bëjë gjërat dhe gjithë problematikat, qoftë problemet sociale, ato kulturore apo ato të inteligjencës artificiale, duket sikur këto mund t’i zgjidhë vetëm shkolla. Në fakt jo, në fakt nuk është kështu. Shkolla bën një pjesë, por shoqëria, shtëpia, familja, ju mediat, shoqëria, rrjetet sociale, familja, nëse të gjithë nuk janë të harmonizuar rreth interesit më të lartë që është interesi i fëmijës, interesi i nxënësit, nuk do të kemi sukses. Në rastin konkret, po flasim për detyrat e shkollës

 Kemi tre vite tashmë përpara deri në testin e radhës të Pizës, dhe unë do të doja të dija nëse ju keni vendosur ndonjë objektiv se ku duam të arrijmë?

Kumbaro: Rezultatet u bënë publike sot, ato kërkojnë një reflektim, dhe ndërkohë që ne flasim, ekipi i Ministrisë së Arsimit ka filluar analizën për të gjithë elementët. Ndërkohë që ne flasim, janë përgatitur edhe dy teste të tjera që kanë të bëjnë jo më me 15-vjeçarët, por me 10-vjeçarët, me aftësinë e tyre për lexim dhe aftësinë e tyre në matematikë. Të gjitha këto teste për herë të parë po bëhen online, duke përfshirë edhe PISA që u bë në format dixhital. Pra, të gjitha këto janë momente pune dhe momente reflektimi, dhe sigurisht analiza që ne do bëjmë do të vendosë objektivat e ardhshëm. Por nga ana tjetër, në programin tonë qeverisës ne nuk pritëm rezultatet e Pizës për të thënë se cilat janë objektivat tona. Praktikisht, në të gjithë punën që bëhet, ne kemi filluar rinovimin dhe rishikimin e kurrikulave të reja për arsimin parauniversitar. Në datë 14 fillon viti i ri shkollor dhe për klasën e parë, klasën e gjashtë dhe klasën e 10-të do të futen komplet kurrikulat e reja. Në disa lëndë janë jo vetëm përditësim, por janë krejt të reja dhe me tekste të reja. Kjo do të vazhdojë me klasën e dytë vitin tjetër, klasën e shtatë dhe klasën e 11-të derisa të mbyllet gjithë cikli. Pra ky është një proces shumë i rëndësishëm. Gjithashtu jemi në vazhdim të investimeve shumë të rëndësishme sepse edhe ato janë një pjesë e rëndësishme pse ne arrijmë rezultate të larta. Në këtë vit 2026 mbyllen 40 projekte të reja, shkolla të rindërtuara ose krejt të reja, ndërkohë që ka filluar puna për 40 të tjera.  Dhe objektivi tjetër është që deri në fund të mandatit do të kemi 1.000 laboratorë inteligjentë për të pajisur shkollat, si dhe mësuesit e gjimnazeve do të pajisen me rreth 5.500 laptopë. Pra, unë përmenda disa objektiva që ju i gjeni të shkruar edhe në programin e qeverisë të prezantuar shtatorin e kaluar, por e gjitha kjo është punë në proces. Pa folur këtu për projekte të reja, siç mund të jetë liceu francez për të cilin ndoshta do kemi raste të tjera.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Arsimi Kumbaro Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

më shumë...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.