Muçi-Salah dhe gol. Kjo është historia që po tregohet tashmë në Turqi. Dyshja Ernest Muçi dhe Mohamed Salah po funksionon në mënyrë perfekte.
Trabzonspor ka kaluar mbrëmjen e sotme në avantazh përballë Amedspor, falë një kombinimi perfekt mes shqiptarit dhe egjiptianit.
Ky është goli i dytë që prodhohet nga kjo dyshe, e cila ka bërë një start sezoni fantastik.
Kujtojmë që, me ardhjen e Salah, ishte Muçi ai që i dorëzoi numrin 10 egjiptianit.





