Vladimir Putin ka pranuar se sulmet me dronë të Ukrainës kundër rafinerive dhe infrastrukturës së naftës në Rusi po ndikon në ekonomi.
Sipas mediave të huaja, Presidenti rus foli sot në Këshillin për Zhvillim Strategjik dhe Projekte Kombëtare në Moskë.
Gjatë fjalës së tij Putin pretendoi se: “Të dhënat statistikore tregojnë se performanca ekonomike, ndonëse modeste në përgjithësi, mbetet pozitive.”
“Është e qartë se ritmi i aktivitetit ekonomik po ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë presionin e jashtëm, si dhe sulmet terroriste ndaj objekteve industriale dhe të infrastrukturës. Natyrisht, sulme të tilla nuk kanë dhe nuk mund të rezultojnë në pasoja kritike. Megjithatë, ato na shkaktojnë dëm. Kjo është e qartë dhe ne e njohim dhe e kuptojmë plotësisht”, tha mes të tjerash Putin.





