Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 21 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në Rumani

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e Manchester City-t

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari thirrje Prokurorisë:...

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 21 persona, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

18 Gusht 20:32

Janë arrestuar 11 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur sot në Sarandë, ku u vra me thikë 20-vjeçari portugez Miguel Mendez.

I riu me shtetësi portugeze u vra gjatë një zënke në një resort në Ksamil, ndërsa u godit disa herë nga bodigardi me thikë. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para autoriteteve, flasin turqit që e shoqëruan me makinë: E kishim shok
FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau turistin portugez në Ksamil

Mes të arrestuarve janë edhe dy shetas turq, të cilët shoqëruan me makinë autorin e dyshuar pas krimit, por që më pas u ndaluan në Levan.

Njoftimi i policisë:

Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.

Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;
  2. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;
  3. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;
  4. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;
  5. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;
  6. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;
  7. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;
  8. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;
  9. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;
  10. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Janë arrestuar

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata

Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke

Serxhi Selimi,

Ervis Bunci,

Ildi Cekani

Murat Zhabina

Miosid Matushaj

Luciano Seferi,

Romeo Shehu

Kristi Koshi

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit David Heurtevent, dhe Bekim Bulica.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Arrestime Krimi Ksamil Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

më shumë...

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari thirrje Prokurorisë: Çojeni çështjen deri në fund!

më shumë...

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të plagosur

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 21 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

7:03

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

6:51

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet...

6:36

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë...

6:31

Përplaset anija turistike me betonin e portit,...

6:00

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e...

5:41

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/...

5:23

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia...

5:13

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa,...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.