Zjarri që përfshiu malin e Krujës ditën e djeshme vijon ende të jetë aktiv, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve.
Zjarri ka përfshirë pjesën tjetër të malit dhe është e pamundur që zjarrfikëset të afrohen në vatrën e flakëve, pasi mjetet nuk mund të futen në zonë.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.
Mësohet se deri tani janë djegur më shumë se 30 hektarë sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe pisha, por flakët kanë përfshirë edhe ullinj.
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu malin e Krujës dy ditë më parë shkaktoi panik te banorët, pasi flakët iu afruan banesave dhe detyruan dhjetëra persona të largoheshin nga shtëpitë.
Disa prej tyre u detyruan të kalonin natën në rrugë, ndërsa treguan momentet e frikës për jetën e tyre dhe pasigurinë për fatin e banesave dhe pasurisë.
Situata vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa kërkohet ndërhyrje për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.





