Edhe pse Xhani Infantino u tërhoq ngna ideja e tij për të shitur një pjesë të Kupës së Botës, UEFA vijon t’i qendrojë deklaratave të saj se 55 federatat evropiane nuk do të marrin pjesë në kompeticionin e radhës nëse nuk plotësohen kushtet e saj.
UEFA ka kërkaur që nga ana e FIFA-s të garantohet njëherë e përgjithmonë se ideja për FIFA Forëard Enterprise nuk do të përsëritet në të ardhmen.
Po ashtu UEFA thekson sërish se e ka humbur besimin te Xhani Infantino. Në mesin e 55 federatave Evropiane që janë bërë pjesë e deklaratës është edhe Shqipëria.

Reagimi i plotë:
Shoqatat e UEFA-s ishin shumë të qarta në lidhje me kushtet e lidhura me mospjesëmarrjen e tyre në garat e FIFA-s.
Së pari, propozimet për të shitur garat kryesore duhej të tërhiqeshin dhe së dyti, duhet të jepen garanci se përpjekje të tilla për të shpërfytyruar lojën në këtë mënyrë nuk do të bëhen më kurrë.
Këto kushte nuk janë përmbushur. Përveç kësaj, UEFA e bëri shumë të qartë në deklaratën e saj të shtunën se ka humbur besimin në presidencën e Gianni Infantino. Ky qëndrim mbetet.
Njoftimi i djeshëm se disa njerëz të punësuar nga Presidenti i FIFA-s (dhe karriera e të cilëve varet nga favorizimi i tij) pajtohen me të nuk ndryshon asgjë.





