Mbi 5 tonë kokainë janë sekuestruar në një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ngarkesa ishte e fshehur në një anije që transportonte kontejnerë.
Operacioni u zhvillua nga Policia Kombëtare e Spanjës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë (NCA) dhe Policinë Gjyqësore të Portugalisë. Në momentin e ndërhyrjes anija ndodhej rreth 600 milje detare larg ishujve Azore dhe autoritetet e shoqëruan atë drejt portit të Sines në Portugali për kontroll të detajuar.
Gjatë kontrolleve, efektivët zbuluan 163 pako kokainë me peshë totale rreth 5 mijë kilogramë, të fshehura mes më shumë se 20 mijë kontejnerëve që transportonte anija, e cila ishte mbi 260 metra e gjatë.
🚩Intervenidas 5⃣ toneladas de cocaína en un portacontenedores contaminado con el método de los “micos” o “trepadores”
👉Introducían la droga en contenedores durante la travesía para recuperarla después mediante la técnica “drop off”
3⃣ detenidos
1⃣6⃣3⃣fardos ocultos entre más… pic.twitter.com/u0GlC5V3YE— Policía Nacional (@policia) August 6, 2026
Sipas autoriteteve, droga ishte vendosur në bord duke përdorur një metodë të njohur në botën e trafikut si metoda e “majmunëve”.
Kjo teknikë përfshin futjen e fshehtë të personave në anije gjatë udhëtimit, të cilët përdorin edhe mjete të improvizuara për t’u ngjitur në bord dhe më pas vendosin drogën në kontejnerë të përzgjedhur paraprakisht.
Më pas, ngarkesa do të merrej në det të hapur nga anije të vogla dhe do të transportohej drejt tregut europian.
Hetuesit zbuluan se organizata kriminale kishte planifikuar përdorimin e dy mjeteve të tilla, të nisura nga Spanja, për të marrë drogën dhe për ta kaluar më tej, një itinerar i përdorur shpesh nga rrjetet kriminale.

Gjatë operacionit u arrestuan tre persona të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal. Mes tyre ishte edhe një person i njohur me nofkën “noteri”, i cili dyshohet se kishte rolin e mbikëqyrësit të operacionit dhe koordinonte marrjen e ngarkesës.
Gjithashtu u arrestua një shtetas kolumbian që dyshohet se ndodhej në anije për të kontrolluar dorëzimin e drogës, si dhe një anëtar i ekuipazhit që dyshohet se kishte lidhje me organizatën kriminale.

Të arrestuarit u dërguan para autoriteteve gjyqësore nën akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas autoriteteve, ata janë lënë në masë sigurie.





