Presidenti amerikan Donald Trump duket se po shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë që zëvendëspresidenti i tij, J.D. Vance, të jetë kandidati i ardhshëm i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Sipas The Washington Post, gjatë një takimi privat me donatorë në Zyrën Ovale rreth dy javë më parë, Trump është shprehur se dëshiron që Vance të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Në fund të fundit, ne duhet të zgjedhim J.D.”, mësohet të ketë thënë Trump gjatë takimit.
Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi para donatorëve, presidenti amerikan ka vazhduar të kërkojë mendime dhe të bëjë pyetje rreth një përballjeje të mundshme mes Vance dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Trump ka pyetur stafin për të dy politikanët gjatë një fluturimi me Marine One në fund të korrikut.
Deri tani, Trump nuk ka bërë një deklaratë zyrtare se cilin kandidat do të mbështesë për garën presidenciale të vitit 2028.





