Një fluturim i gabuar i ka kushtuar lirinë Ermal Beqirajt, biznesmeni shqiptar, i konsideruar si më i besuari i Ergys Agasit, të cilët kërkohen për llogari të SPAK në lidhje me skandalet e tenderave të AKSHI-t.
Beqiraj i cili ishte arratisur në Francë për t’i shpëtuar përballjes me ligjin dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, është arrestuar më 25 korrik nga autoritetet franceze, pasi me një avion privat të marrë me qira, shkeli vijën ajrore në një zonë me siguri të lartë, konkretisht mbi një central bërthamor duke ngritur alarmin tek autoritetet e huaja për ndonjë sulm të mundshëm.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve, qe me një avion luftarak kanë urdhëruar ndalimin e tij në pistën më të afërt. Sapo ka zbritur nga mjeti fluturues, Ermal Beqiraj është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në paraburgim.
Gjatë kontrollit fizik, atij i gjetën 3 pajisje tekonologjike të fshehura në trup, pajisje në fakt gjurmuese që lejojnë të tregojnë vendndodhjen e atyre që i disponojnë. Autoritetet franceze kanë patur dyshjme se presioni nga dikush tjetër që mund të ketë porositur fluturimin. Në dëshminë e tij Beqiraj u policisë franceze se bëri gabim me lartësinë e tij, pasi ishte në telefonatë me nënën e tij.
Ndërkohë që ai do të rrezikonte një gjobë prej 7 mijë eurosh, pas verifikimit, pala franceze ka konstatuar se bëhet fjalë për Ermal Beqirajn, në kërkim nga Interpol për llogari të drejtësisë shqiptare.
Këtë të mërkurë ai përballet me gjykatën franceze, jo vetëm për fluturimin e tij të gabuar që i kushtoi lirinë, por edhe për kërkesën që policia shqiptare u ka dërguar ndërkombëtarëve për arrestimin dhe ekstradimin e tij.
Do të jetë SPAK, Policia dhe Ministria e Drejtësisë që do të kopsisin dosjen dhe më pas do ia përcjellin autoriteteve franceze për esktradimin e Ermal Beqirajt. Nëse ky i fundit do ta refurozjë, atëherë do të jenë gjykatat franceze që do të vendosin për fatin e tij, nëse do të esktradohet apo jo në Shqipëri në lidhje me akuzat e ngritura prej disa muajsh tashmë nga organet e hetimit.
Beqirja akuzohet se sëbashku me Ergys Agasin kanë përfituar tendera me vlerë miliona euro nga AKSHI. Ndajtij rëndojnë akuza të rënda si konkurencë e paligjshme, heqje e paligjshme e lirësë, mosbarazi në tendera, grup të strukturuar kriminal etj.





