Këtë të mërkurë u zhvillua Ceremonia e Diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.
I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili përgëzoi oficerët e rinj për përfundimin me sukses të kursit. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh të përgatitur për t’i shërbyer Atdheut.
Ministri nënvizoi se nga 67 oficerët e diplomuar, 10 janë nga Kosova.
Ministri Nufi: Sot Shqipëria fiton një brez të mirë oficerësh, një brez të ri udhëheqësish të përgatitur mirë për ti shërbyer atdheut, qytetarëve dhe për të përfaqësuar me dinjitet flamurin shqiptar. 67 oficer të rinj, 10 prej të cilëve nga Kosova uroj përzemërsisht për përfundimin me sukses të Kursit të Përgatitjes së Oficerëve. Akademia sot është më tepër se një institucion arsimor është një vend ku formohen udhëheqësit me karakter, integritet dhe profesionalizëm të frymëzuar nga vlerat e detyrës nderit dhe atdheut. Ndaj bindjen se investimi në dije është i vetmi investim në sigurinë tonë të përbashkët në të ardhmen tonë.
Oficerët e rinj që diplomohen sot nuk mbajnë vetëm një gradë ushtarake, por mbi të gjitha mbajnë besimin e një kombi. Një besim që ka më shumë vlerë se kurrë, në një kohë kur mjedisi i sigurisë po ndryshon më shpejt dhe më dinamikisht se asnjëherë më parë.
/vizionplus.tv





