Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë...

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më...

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo...

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj Thimjo Rubatit,...

Foto historike/ 19 vite më parë Messi lante Yamal-in,...

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje nga plagosja...

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në...

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari, autorët e...

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3...

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik 10:08

Policia e Sarandës ka identifikuar tre autorët e dyshuar të sulmit ndaj oficerit të Policisë, Mihal Velço, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin bregdetar. Të tre personat janë shpallur në kërkim, ndërsa rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas burimeve policore, autorët e dyshuar janë Andrea Rubati, 27 vjeç, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në lagjen nr. 4. Mihal Velço, Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka njoftuar sallën operative se tre persona që lëviznin me motomjete e kanë goditur dhe më pas e kanë kanosur me thikë. Sipas kallëzimit, konflikti nisi pasi oficeri u kërkoi të mos kryenin manovra të rrezikshme me motomjetet në qytet.

Pas ngjarjes, tre të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia, nëpërmjet informacioneve të siguruara dhe analizimit të pamjeve filmike, arriti të identifikojë autorët e dyshuar.

Gjatë natës dhe në vijim të operacionit, shërbimet e policisë ushtruan kontrolle në disa banesa ku dyshohej se mund të fshiheshin personat në kërkim.

U kontrollua banesa e Andrea Rubatit në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë, si edhe banesa e gjyshit të tij në fshatin Livadhja, Bashkia Finiq, por ai nuk u gjet. Po ashtu u kontrollua banesa e Antonio Lefterit në rrugën “Skënderbej”, ku ndodheshin prindërit e tij, ndërsa gjatë ditës së sotme u kontrollua edhe banesa e Engjëll Dalanajt në rrugën “Onhezmi”, pa rezultat.

Tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim dhe hetohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 237 dhe 84 të Kodit Penal. Policia vijon operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
sarande

Nga e njëjta kategori

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

më shumë...

11 emigrantë rrezikuan të mbyteshin në Sazan, policia zbardh skemën e kalimit ilegal drejt Italisë, arrestohet organizatori afgan

më shumë...

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes së partisë që nga themelimi i saj

më shumë...

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa vende dhurojnë performanca të jashtëzakonshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:54

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë...

12:48

11 emigrantë rrezikuan të mbyteshin në Sazan,...

12:31

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha:...

12:21

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa...

12:07

Diabeti “vrasësi” i heshtur, mjekët: 50% e...

12:05

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe...

11:30

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj...

11:00

Spanja e kërkonte për trafikim të lëndëve...

10:58

Foto historike/ 19 vite më parë Messi...

10:30

Shisnin pajisje, veshje dhe aksesorë luksozë të...

10:20

Organizonte transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet...

10:08

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e...

9:44

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje...

9:34

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

8:54

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe...

8:41

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parashikimi i...

8:26

Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit...

8:05

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, adoleshenti...

Foto ilustruese
10:33

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari,...

10:25

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron...

Më të klikuarat

  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...
  • Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të paji...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.