Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

SPAK përplaset me Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë pretendon...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë po godet familjet, prodhimin dhe biznesin shqiptar

17 Korrik 13:13

Forcimi i lekut nuk po përkthehet në një ekonomi më të fortë dhe as në më shumë mirëqenie për familjet shqiptare. Përkundrazi, rënia e euros po godet të ardhurat nga emigracioni, eksportet, bujqësinë, fasonerinë dhe bizneset që arkëtojnë në valutë, por i paguajnë kostot në lekë.

Këtë shqetësim ka ngritur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku vë në dyshim narrativën se kursi aktual i këmbimit është shenjë e forcimit të ekonomisë shqiptare.

“Vlera prej 93 lekësh që ka arritur euro nuk vjen as nga një prodhim më i sofistikuar, as nga rritja e ekonomisë prodhuese, as nga rritja e produktivitetit dhe as nga rritja e eksporteve”, shprehet ajo.

Tabaku e zhvendos debatin nga kursi i këmbimit si shifër te pasojat e tij në jetën e përditshme. Një biznes që siguron të ardhura në euro, ndërsa pagat, taksat dhe shpenzimet i përballon në lekë, humbet një pjesë të të ardhurave vetëm nga këmbimi. Të njëjtën goditje e marrin eksportuesit, fasoneria dhe prodhuesit vendas, të cilët bëhen më pak konkurrues në tregjet e huaja.

“Bujqësia humbet, eksportet shqiptare humbasin, fasoneria humbet, prodhimi humbet dhe familja shqiptare humbet”, thekson Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, problemi nuk është vetëm te kursi i euros, por te modeli ekonomik që e ka prodhuar këtë situatë. Një model i mbështetur pak te prodhimi dhe eksportet, por i ekspozuar ndaj flukseve të mëdha valutore dhe kapitaleve që nuk burojnë domosdoshmërisht nga ekonomia reale.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Jorida Tabaku

Nga e njëjta kategori

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët: Çmimet e akomodimit e të ushqimit nuk janë rritur

më shumë...

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit sjell “Mbrojtja nën pranga”

më shumë...

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë barishte, pemë dhe ullinj

më shumë...

Tirana Central Park, një vizion i ri për jetesën urbane në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

2:45

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë...

2:34

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në...

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

SPAK përplaset me Ilir Beqajn, ish-ministri i...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.