Shpallen fajtorë pesë pjestarë të dosjes “Revanshi”. Ata akuzohen për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje përmes krimit të organizuar.
Gjykata e Posaçme dënoi me nga 10 vjet: Një ish polic të RENEA-s, Adrian Piklin dhe Devis Bajramajn.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar secili prej tyre do të vuajë 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Përgjatë 2020 – 2021ata u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve.
Mes të dënuarve bëjnë pjesë dhe dy të afërm të ish deputetit socialist, Eduard Ndreca. Vëllai i tij, Armando Ndreca u dënua me 11 vjet burgim, i cili iu reduktua në 7 vjet e 4 muaj nga gjykimi me procedurë të shkurtuar. Sipas SPAK ai ka siguruar prodhimin e 243 kilogramvë hashash në Lezhë.
Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muceku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite.
I pari u shpall fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Durim Bamit më korrik të 2020 .
Ndërsa Edison Muceku ka tentuar të vrasë një tjetër person.





