Policia e kryeqytetit ka publikuar hartën e rrugëve që pritet të bllokohen nga koncerti i Kanye West në Kashar.
Duke filluar nga ora 7.00 e mëngjesit të së shtunës ndalohet qarkullimi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.
Bllokimi vlen deri në orën 12.00 në mesnatë, ndërsa sqarohet se korsia me sens daljeje do të jetë e lirë për automjetet.
Për të njëjtën fashë orare ndalohet dalja nga rrethrrotullimi i terminalit veri- jug për te rruga dytësore, kurse autostrada është e hapur.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek i njëjti terminal, rruga do të jetë pjesërisht e bllokuar.





