Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot janë çelësi...

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues...

“O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln...

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e...

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e...

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj Melonit

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s: Na duhet...

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma...

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e vendit

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

7 Korrik 17:53

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dhjetëra motoçikletave të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”.

Investimi është financuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, përmes të ardhurave të krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Në fjalën e tij, ministri Lamallari theksoi se ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi.

“Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Jo vetëm sepse flotës së saj i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’, por sepse këto mjete përfaqësojnë një vizion të qartë të qeverisë sonë në luftën kundër krimit”, tha ai.

Sipas ministrit Lamallari, goditja e bazës ekonomike të grupeve kriminale mbetet një nga instrumentet më efektive në luftën kundër krimit.

Më tej, ministri iu drejtua efektivëve të Policisë së Shtetit, duke i falënderuar për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e treguar gjatë protestave të ditëve të fundit.

“Ju dhe kolegët tuaj keni kaluar një periudhë të ngarkuar dhe sfiduese, jo vetëm në terren, por edhe në sheshin e pamëshirshëm të opinionit publik. Keni përballuar provokime, akuza dhe gjykime të nxituara, aty ku shpesh rrjetet sociale flasin para se të flasin vetë faktet dhe të shpallin dhe gjyqet publike. Mendoni se çfarë do të thotë të përballesh me një urrejtje të pafiltruar, ku ‘heroi’ apo deliranti revolucionar, ju akuzon publikisht për dhunë, një teatro-realitet të inskenuar, me qëllimin e vetëm për t’u bërë viral. Në skena të tilla, të vetmit pa faj mbeten dy palë, punonjësi i policisë, i cili duhet të ruajë me çdo kusht dinjitetin me durim, sepse kështu e kërkon pozicioni i tij, dhe vetë akuzuesi, në disa raste, i cili, në çdo rast që kemi dëshmuar së fundmi, ka më shumë nevojë për kujdes, ekzaminime dhe mundësisht për trajtim sesa për përgjegjësi ligjore. Vazhdoni kështu, pa e humbur kurrë durimin dhe pa rënë kurrë pre e provokimeve. Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje përballë atyre që nuk respektojnë as ligjin dhe as institucionet. Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, ajo përgjigjet me ligj. Ky është dallimi mes shtetit dhe kaosit”, tha Lamallari.

Duke iu referuar rasteve të komentuara gjerësisht në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, Lamallari kërkoi që çdo pretendim të hetohet në mënyrë të paanshme dhe mbi bazën e provave.

“Çdo pretendim duhet hetuar deri në fund, çdo shkelje, çdo procedurë duhet ndëshkuar. Por po aq i rëndësishëm është edhe një parim tjetër: askush nuk duhet të dënohet publikisht mbi bazën e perceptimeve, montazheve apo zhurmës virtuale. E vërteta lind vetëm nga hetimi i plotë dhe drejtësia e ndërtuar mbi prova”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme.

Në përfundim, ministri Lamallari shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë shumë mirë se çdo ditë mijëra efektivë policie, gra e burra, dalin nga shtëpitë e tyre pa ditur se çfarë i pret deri në fund të ditës. Ata dalin për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve. Dua t’ju garantoj sot, qartë dhe pa ekuivoke: Ministria e Punëve të Brendshme, unë personalisht dhe qeveria shqiptare janë dhe do të jenë gjithmonë në krahun tuaj, sepse ju zbatoni ligjin me ndershmëri, me integritet dhe me shumë durim”.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Lamallari motoçikletav Policia e Shtetit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot janë çelësi i diskutimeve me Trump në samit

më shumë...

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës!

më shumë...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln

më shumë...

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

6:08

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s:...

5:53

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit,...

5:41

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e...

5:35

Dëmtohet një cisternë dhe goditet nga një...

5:23

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në...

5:04

Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin...

4:53

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga...

4:52

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën...

4:45

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet...

4:33

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i...

4:19

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna...

3:38

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.